Aktualitet

“Ngelëm me lecka në krah”/ Tërmeti i shembi banesën, qytetari në Durrës 9 muaj në “qiell të hapur”: Ne as sa mil

10 Shtator 2020, 07:40 Nga DOSJA
“Ngelëm me lecka në krah”/ Tërmeti i shembi

DURRËS- Banorët e Durrësit provuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019. Por, pas 9 muajve shumë qytetarë të Durrësit janë në qiell të hapur. Qeveria ende nuk ka ndërtuar banesat e tyre.

I tillë është edhe rasti i banorit Sadik Resnjaku, i cili tregon se ka shkuar disa herë tek bashkia për të mësuar se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj u njoh nga afër me shqetësimin e Sadik Resnjakut,  të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe ai bashkë më gruan dhe nusen e djalit me fëmijë të vogël, është i detyruar të lëvizë nga një shtëpi me qera tek tjetra, pavarësisht moshës që ka. Ai kërkon me ngulm që shteti t’i japë sa më parë zgjidhje problemit të tij, për shkak se po afron edhe dimri.

“Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s’jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t’i japi drejtim kësaj pune!”, u shpreh Sadik Resnjaku.

Ky është një realitet krejt ndryshe, nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama në videot që poston në rrjetet sociale. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka shkuar në çdo banesë të rindërtuar dhe u dorëzon çelësat banorëve. Ai premton se çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të rindërtohet. Por, kanë kaluar shumë muaj edhe qindra familje po i kalojnë netët në qiell të hapur. Të gjithë i kanë sytë nga qeveria.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorë në durrës rindërtimi banesave banorë në durrës rindërtimi banesave

Sondazh

Poll