Aktualitet

U kap me 11 doza kokainë, arrestohet 39-vjeçari nga Durrësi, i dënuar më herët për drogë

10 Shtator 2020, 07:06 Nga DOSJA
U kap me 11 doza kokainë, arrestohet 39-vjeçari nga Durrësi, i

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale P.A, pasi është kapur me 11 doza kokainë në zonën e Plazhit. Sipas Policisë, 39-vjeçari shpërndante drogë, të cilën e mbante fshehur në një çantë. Gjatë arrestimit policia i ka sekuastruar lëndën narkotike, një shumë parash dhe një aparat celular. Më herët 39-vjeçari është dënuar në Itali për trafik droge.

Njoftimi i Policisë:

Policia godet një tjetër rast të shpërndarjes së drògave të forta në doza të vogla. Arrestohet një 39-vjeçar i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kríminale në fushën e nárkòtikëve. Sèkuèstrohen në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkatike kokainë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e tyre.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për gòditjen e veprimtarisë kríminale të shpërndarjes së drògave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: P. A., 39 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e nárkòtikëve”.

Shërbimet e Pòlicisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjetën dhe i sèkuèstruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë nárkòtike e dyshuar si kòkainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës nárkòtike dhe një aparat celular. Materialet do t’i kalojnë Pròkurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 39-vjeçari në durrës arrestohet 39-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 19:18

TIRANE– Ditën e sotme SPAK zbuloi dhe goditi një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në këtë operacion ra në pranga ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pasi mo...