Aktualitet

U transportuan me urgjencë nga burgu i Drenovës tek ai i Shënkollit/ 8 të burgosurit e infektuar janë asimptomatikë, ndodh

10 Shtator 2020, 05:56 Nga DOSJA
U transportuan me urgjencë nga burgu i Drenovës tek ai i

LEZHË- Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në një spital ku do të trajtohen të gjithë të dënuarit e prekur me Covid-19. Mësohet se 8 të burgosurit që u transportuan nga burgu i Drenovës, në atë të Shënkolli ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shumica e tyre janë asimptomatikë dhe po marrin trajtim në këtë spital.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të infektuarit do të qëndrojnë aty për 14 ditë deri në një testim të dytë dhe më pas nëse dalin negativë do të rikthehen në burgun e Drenovës, për të vuajtur dënimin.

Në total në këtë spital po trajtohen 40 të burgosur të infektuar. Ambienti i këtij burgu, të kthyer tashmë në spital, ka mjekë, infermierë, pajisje mjekësore me të gjitha masat e marra për kurimin e Covid-19 dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga ky virus.

Ndërkohë, një nga të infektuarit në burgun e Drenovës ndërroi jetë një ditë më parë. Ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi rezultoi i infektuar. Ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i shenkollit të infektuarit e burgosur burgu i shenkollit të infektuarit e burgosur

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 19:18

TIRANE– Ditën e sotme SPAK zbuloi dhe goditi një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në këtë operacion ra në pranga ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pasi mo...