Aktualitet

“Është e pamoralshme për ty Eni, nëse s’ia heq mikrofonin do largohem”/ Plas sherri në “Open” mes Kryemadhit dhe

10 Shtator 2020, 06:42 Nga DOSJA
“Është e pamoralshme për ty Eni, nëse s’ia heq

TIRANË- Debat i ashpër në emisionin “Open” mes Monika Kryemadhit, Eni Vasilit dhe Besard Kadisë. Ndërhyrjet e njëpasnjëshme në Kadisë gjatë fjalës së Kryemadhit, kanë bërë që kjo e fundit të reagojë ashpër ndaj gazetarit dhe drejtueses së emisionit, Eni Vasili.

Kryemadhi fillimisht i ka theksuar Kadisë që ta ketë për nder që është në një panel me të dhe të sillet si gazetar duke bërë pyetje. Më pas, ajo i ka theksuar Eni Vasilit që t’ja heqë mikrofonin Kadisë se përndryshe do të largohet nga emisioni. Kjo e fundit i tha se gjithçka ishte e shkruar edhe në skaletë dhe nuk mund t’ja heq mikrofonin Kadisë.  Më tej, kryetarja e LSI-së i ka theksuar gazetares se është e pamoraleshme edhe për të që të bëhen sjellje të tilla në emision, pasi në skaletë kanë rënë dakord për të tjera gjëra.

Biseda: 

Kryemadhi: E dëgjova zotrinë me vëmendje dhe është e dyta herë që është i paedukatë në komunikim. E dytë, por ja bëj të qartë, sepse mendoj që disa djem si puna e këtij, që kanë dëshirë dhe janë ambicionzë për t’u marrë me politikë duhet t’u japim shansin që të dalin dhe të publikohen, të rriten. Pamvarsisht se kemi mendime të ndryshme, nuk do të thotë që ky zotria të mos ketë nderin për të folur me mua.

Kadia: Si thua? Nderin për të folur me ju?

Kryemadhi: Po, po nderin me mua, ta kesh për nder që je me mua këtu në panel. Do ta mbyllësh Eni apo të çohem nga studio dhe të iki?

Kadia: Po jo me nuk është fare nder për mua, ti ke përgjegjësi publike.

Kryemadhi: Eni ke disa herë që ti bën këtë sjellje me mua.

Eni Vasili: Po çfarë t’i bëj unë, unë me zor nuk e mbyll dot. O Besart e shikon që po… do detyrohen që të të heq mikrofonin… prit të mbaroj Kryemadhi dhe pastaj merr fjalën.

Kryemadhi: Hiqja fjalën atij, hiqja mikrofonin kur flas unë. Eni është e pamoralshme edhe për ty si drejtuese emisioni.

Eni Vasili: Çfarë jam duke bërë unë të pamoralshme?

Kryemadhi: Unë kur vij këtu, ne kemi bërë një marrëveshje bashkë, të tjera gjëra janë në skaletë dhe të tjera gjëra këtu. Të gjithë keni lidhje me oligarkë, edhe ti ke, dhe vjen erë dhe unë bashkë me ty se kam qendruar me ty (i drejtohet Kadisë).

Eni Vasili: Ky ka qenë në skletë.

Kryemadhi: Kemi rënë dakord për të tjera gjëra.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besard kadia eni vasili monika kryemadhi besard kadia eni vasili monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 19:18

TIRANE– Ditën e sotme SPAK zbuloi dhe goditi një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në këtë operacion ra në pranga ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pasi mo...