Aktualitet

9 Shtator 2020, 19:18 Nga DOSJA

TIRANE– Ditën e sotme SPAK zbuloi dhe goditi një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në këtë operacion ra në pranga ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka pasi mori ryshfet për ndryshimin e masës së sigurisë së Orion Balit 32 vjeç.

Arrestimi i këtij të fundit ndodhi më 5 korrik të këtij viti ku u kap në Pogradec së bashku me dy persona të tjerë për trafikun e 14 emigrantëve të paligjshëm në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Ato po transportonin emigrantët e paligjshëm të cilëve iu kishin marrë 100 euro për ti dërguar në kufi me Malin e Zi. Plani i tyre u pre në mes, pasi u arrestuan dhe shkalla e parë i la në burg.

Vëllai i Orion Balit ishte ai që ndërhyri në sistemin e drejtësisë përmes avokatit dhe pronarit të hotelit në Korçë arriti te burri i gjyqtares që i dha 6 mijë euro duke ndryshuar masën e sigurisë në apel.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua disa ditë më parë bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin. Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie. Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive. Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqënëse edhe i shoqi ishte në burg.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mimoza margjeka orion bali spak mimoza margjeka orion bali spak

Sondazh

Poll