Aktualitet

Vendosi muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar, pronari i lokalit në Durrës gjobitet me një milionë lekë

9 Shtator 2020, 13:49 Nga DOSJA
Vendosi muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar,

DURRES– Një pronar lokali është gjobitur me masën administrative 1.000.000 lekë pasi ka vendosur muzikë të lartë në biznesin e tij pAs orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mo respektuar kështu protokollet e sigurisë.

Pronari i subjektit është konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar subjektin i cili ndodhet në lagjen nr. 13, Durrës.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitje lokal muzikë gjobitje lokal muzikë

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 11:29

DURRËS– Urgjenca e Spitalit të Durrësut është përfshirë ngë flakët për herë të katërt. Mësohet se paraditen e sotme, për shkak të shpërthimit të një kabine...