Editorial

Arta Marku dhe fuqia për të dhunuar gazetarët

12 Prill 2019, 16:40 Nga DOSJA
Arta Marku dhe fuqia për të dhunuar gazetarët

Shikojini mirë pamjet! Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën. Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gazetarëve, kërcënohet nga transparenca. Janë qindar pyetje në fakt që i kanë zënë rrugën Kryeprokurores: Ajo është duke ndjekur skenarin rilindas për çështjen ‘Babale’, akuzon opozitën me një skemë të përgatitur në zyrën e Edi Ramës dhe gazetarët duan të dinë përse përgjimet e regjistruara nga Prokuroria dalin kundër akuzës së Prokurorisë.

Tre ditë më parë, policia e shtetit, përdori gazin lotsjellës kundër ligjit, moralit dhe arsyes në shtëpitë e 7 familjeve në Bregun e Lumit, duke helmuar fëmijë e gra, që ishin aty vetëm për të mbrotjur shtëpitë e tyre nga babëzia. Gazetarët kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë hetim për këtë.

Po atë ditë që përdori gazin lotsjellës, policia nuk gjeti rrugën kur 5 kriminelë të armatosur u futën mu në mes të aeroportit të Rinasit, duke cënuar Sigurinë Kombëtare për të grabitur miliona euro. Nderin e forcave të rendit e shpëtuan efektivët e FNSH që u gjendën rastësisht afër. Njerëzit, nëpërmjet mediave duan të dinë, a mendon edhe ajo si Edi Rama që fajin e kanë kinezët?!

Dosja 339/1 dhe 184 janë kthyer në sebepin e krizës politike që ka kapur vendin. Zbardhja e shpejtë e tyre është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe detyrim kombëtar. Të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të dinë nëse do të vazhdojë transferimi i prokurorëve për ta bllokuar hetimin, apo janë shpejtuar proçedurat. Gazetarët ishin aty për të pyetur si ndërmjetës të tyre.

Vetë prokurorët u rebeluan ndaj Arta Markut dje, ndërsa lufta për të marrë drejtimin e Prokurorisë nuk ka kursyer as anëtarë të KLP, që përjashtohen me dokumenta të dyshimta vetëm se dalin kundër saj. Publiku nëpërmjet mediave kërkon të dijë çfarë po ndodh në pallatin e ri të Drejtësisë, të dijë nëse zhuli dhe zullumi e kanë marrë fuqinë që tani.

Të tjera skandale që duhet të hetohen nga Prokuroria, 1.7 milardë euro abuzimet që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin 2018, 800 milionë euro të prokuruara pa tender, skandali i tenderit të Unazës së re që e zbuloi media. Taksapaguesit presin që akuza shtetërore të bëjë drejtësi, Kryeprokurorja e Përkohshme duhet të komunikojë me ta nëpërmjet medias.

Në fakt ndodh e kundërta. Të gjitha këto skandale që kanë zënë rrugën e saj, të gjitha këto pyetje pa përgjigje që rëndojnë mbi 16 muajt e punës së saj, nuk mund të shmangen pa dhunën e truprojave. Ja shikoni, si ecën ajo pas një takimi krejt miqësor me deputetet e Partisë Socialiste. Truproja i hap rrugën duke larguar gazetarët, shefja i hap rrugën deputetes së PS, me një buzëqeshje servile në fytyrë. Buzëqeshje që humbet aty ku gazetarët bëhen barrikadë dhe ajo nuk mund të kalojë më. Humbja e buzëqeshjes së shefes ishte alarm për truprojën që e shtyn gazetarin me urrejtje. Rruga u hap, Arta, Mimi, Evisi dhe Blerina shkojnë të pashqetësuara drejt së ardhmes, të tjerët mbeten gojëhapur, gazetarë, shikues pasivë dhe dhe aktivë, protestues apo miratues, nuk e kuptojnë nga buron arroganca e një pushteti totalitar që nuk arrin të shkëlqejë për të fshehur kalbëzimin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arta marku truproja shtyn gazetarin arta marku truproja shtyn gazetarin

Sondazh

Poll

Editorial 12 Prill 2019, 15:12

Bilanci i hidhur!

Ritmi me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim, plotësoi deputetët e saj në Parlament dhe vazhdimi i plotësimit të vendeve të Partisë Demokratike, janë një s...

Editorial 11 Prill 2019, 16:56

Gënjeshtrat e bardha të Edi Ramës

TIRANË- Të gjithë jemi gënjyer dhe gënjejmë çdo ditë. Gënjejmë shefin kur shkojmë në punë me vonesë, gënjejmë partneri xheloz kur nuk i përgjigjemi ...

Editorial 8 Prill 2019, 09:00

“Dasma pa Nuse” e Lulzim Bashës!

Disa ditë pasi shpalli listën e deputetëve të zgjedhjeve të vitit 2017, mes furtunës që u ngrit brenda PD kundër tij, Lulzim Basha filloi një përpjekje të fortë...

Editorial 5 Prill 2019, 14:02

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Dje, pyetjes së një gazetari të huaj ‘çfarë pret nga opozita’, iu përgjigja pa u menduar gjatë, instiktivisht, por në të njëjtën kohë thellë nga subkoshi...

Editorial 3 Prill 2019, 15:32

A do ta ‘vrasë’ Rudina Azem Hajdarin?

Në një kohë kur deputetët e maxhorancës i shtrinin dorën opozitës që protestonte jashtë Kuvendit për Kodin Zgjedhor, Rudina Hajdari e humbi durimin.Disa herë u ...

Editorial 1 Prill 2019, 12:23

Me 2 ministra të Jashtëm dhe asnjë kryediplomat

Gent Cakaj, po mundohet të imponohet me vendime të forta, që shkaktojnë reagime, me qëllim përmirësimin e imazhit të rrënuar nga artikulimet defiçente në...