Editorial

A do ta ‘vrasë’ Rudina Azem Hajdarin?

3 Prill 2019, 15:32 Nga DOSJA
A do ta ‘vrasë’ Rudina Azem Hajdarin?

Në një kohë kur deputetët e maxhorancës i shtrinin dorën opozitës që protestonte jashtë Kuvendit për Kodin Zgjedhor, Rudina Hajdari e humbi durimin.

Disa herë u çua në foltore, me sigurinë e lideres së opozitës parlamentare dhe më zemërimin e fëmijës që nuk e marrin seriozisht.

“Opozita parlamentare jemi ne, ata janë qytetarë”, përsëriste disa herë dhe, pas injorimeve të njëpasnjëshme të maxhorancës, vendosi t’i akuzonte për bashkëpunim, i futi në të njëjtin thes dhe premtoi se do ta flakte thesin e politikës së vjetër.

“Gjuhën e kodeve që përdorni më njëri –tjetrin e njoh mirë – tha Rudina duke nënkuptuar një koordinimin mes tre partive kryesore dhe shtoi – e dimë që takoheni fshehtas edhe jashtë vendit”.

Gjuha e ashpër kundër klasës politike, që ajo e quan “sistemi”, vetëdeklarimi si armike e këtij “sistemi” dhe premtimi për një “sistem të ri”, po e bëjnë Rudina Hajdarin, përfaqësuesen e vetme parlamentare të atyre që kërkojnë fundit e establishmentit dhe një fillim të ri për vendin.

Me artikulimin ende problematik, me naivitetin e njeriut që nuk i njeh katakombet e politikës dhe me besimin me të cilin fëmijët ndjekin ëndrrën e tyre, ajo ka nisur një sfidë që serioziteti me të cilin ajo ofrohet i bën mosbesimit dhe gallatës me të cilën pritet.

Nuk është rastësi që disa deputetet të PD-së dolën kundër saj, pasi detyroi edhe Gramoz Ruçin të mbante 1 minutë heshtje për viktimat e 2 prillit.

Rudina Hajdari, duke u përshtatur çdo ditë me politikën shqiptare dhe duke fituar përvojë, mund të bëhet një kërcënim edhe për opozitën.

Me gjuhën e amerikanëve, për reformën në Drejtësi dhe të europianëve për Hapjen e Negociatave me çdo kusht, ajo duket si flamurmbajtësja e Perëndimit në një moçal politik, ku askush nuk lëviz dhe të gjithë janë të ndotur.

Kështu 29 vjet e 3 muaj, pasi babai i saj, Azem Hajdari, rrëzoi një sistem të kalbur dhe kriminal, sot është vajza e tij, me peshën fizike dhe politike disa herë më të vogël , me mbështetjen disa herë më të padukshme, që po kërkon të rrëzojë sistemin që solli i ati.

Një atvrasje politike, që drejtohet mbi veprën e atit të saj biologjik dhe politik. Rudina Hajdari është nisur kështu që të jetë e kundërta e Azemit, të rrëzojë sistemin që solli kryengritja e tij në dhjetor ’90, të ndryshojë stilin e tij dhe të klasës politike që erdhi nga ai dhjetor, me të njëjtën ëndërr: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ndërsa i kujton SPAK-ut dhe e bën të skuqet Damian Gjiknurin dhe ka nxjerrë kthetrat ndaj kolegëve demokratë, nuk pranon të identifikohet me askënd përveç babait të saj, Rudina po tërheq vëmendjen çdo ditë e më shumë.

Duke kërkuar aleancë vetëm me studentët, duke shpërfillur lojërat politike dhe mediatike tradicionale, ajo duket e vetmuar drejt një rruge të vështirë, të Atvrasjes, për hir të ëndrrës së babait të vrarë fizikisht 20 vjet e 4 muaj më parë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial azem hajdari djegia e mandateve te opozites rudina hajdari azem hajdari djegia e mandateve te opozites rudina hajdari

Sondazh

Poll

Editorial 1 Prill 2019, 12:23

Me 2 ministra të Jashtëm dhe asnjë kryediplomat

Gent Cakaj, po mundohet të imponohet me vendime të forta, që shkaktojnë reagime, me qëllim përmirësimin e imazhit të rrënuar nga artikulimet defiçente në...

Editorial 30 Mars 2019, 13:34

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por m...