Art&Argëtim

Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri, biznesmeni rus kërkon 3 milionë dollarë

8 Shtator 2020, 18:11 Nga DOSJA
Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri, biznesmeni rus kërkon 3

SHBA-Supermodelja Naomi Campbell është paditur nga ish i dashuri, Vladislav Doronin me pretendimin se posedon disa prona personale që kapin vlerën e 3 milion dollarëve.

Biznesmeni rus ka ngritur një proces gjyqësor ndaj Campbell pavarësisht dashurisë së madhe që kishin për njëri-tjetrin.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, biznesmeni rus thotë se Campbell i detyrohet para, pasi ai i dha hua para disa viteve, një shifër që nuk është bërë e ditur.

Doronin thotë se ai i ka huazuar para Campbell gjatë gjithë marrëdhënies së tyre që ajo nuk do t’i kthejë.

Doronin dhe Campbell filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2008. Ata qëndruan bashkë për pesë vite, derisa u ndanë në vitin 2013.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gjyq naomi campbell gjyq naomi campbell

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Shtator 2020, 14:29

Vaksina për SARS-CoV-2: çfarë po presim?

Zhvillimi i një vaksine efikase në kohë rekord kundër Coronas- si arrihet kjo? Dhe a do të jetë gjithçka në rregull atëherë? Koha për të marrë frymë thel...