Art&Argëtim

E mbajtën të fshehtë, Victoria dhe David Beckham të infektuar me koronavirus

8 Shtator 2020, 13:36 Nga DOSJA
E mbajtën të fshehtë, Victoria dhe David Beckham të

SHBA– Koronavirus ka prekur dhe çiftin e famshëm Victoria dhe David Beckham.

Çifti i njohur dhe disa prej të afërmve dhe anëtarëve të stafit të tyre raportohet të kenë luftuar me virusin korona në fillim të këtij viti.

Victoria dhe David Beckham u infektuan me Covid-19 në fillim të këtij viti pasi kishin vizituar Los Angeles.

Cifti e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt mirëpo tashmë kjo është bërë publike.

Familja dyshohet se u sëmur në mars kur çifti fluturoi në SHBA për të marrë pjesë në detyrat për klubin e futbollit të David, Inter Miami.

Një burim i tha gazetës se të dy kishin marrë pjesë në një seri takimesh në LA që bënë që ata të infektohen me virusin.

Ndërkohë e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Beckhams ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirus victoria dhe david beckham koronavirus victoria dhe david beckham

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shtator 2020, 17:41

TIRANE– Gjatë intervistës me Rudina Magjistarin në studion e “TV Klan”, kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur një tjetër fëmij...