Art&Argëtim

Aktorja tropojane ‘tradhëton’ genet e djathta: Me Ramën deri në mandatin e katërt, ju dini të jeni kampionë e jo si at

8 Shtator 2020, 10:29 Nga DOSJA
Aktorja tropojane ‘tradhëton’ genet e djathta: Me Ramën

TIRANË– Aktorja me origjinë nga Tropoja, ka tradhëtuar ‘rrënjët e saj të djathta’ për të kaluar në mbështetje të Partisë Socialiste, dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili garon për mandatin e tretë vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arjola Demiri shkruan se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama.

“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mij,po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritëshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija. Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi. I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin…,”– shprehet Arjola.

Këtë vendim, Arjola ja ka bërë të ditur vendimin e saj drejtuesit politik të PS-së për Qarkun e Kukësit, Safet Gjici:

Me shumë dëshirë, ndërgjegjë e vendosmëri do jem me ju në fushatë. Jam e lumtur të jem perkrah jush, që keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni të jeni kampion,”.– shton ajo më tej.

Demiri ka qenë pjesë e filmit ‘I love Tropoja’, ku luajti krah kryeministrit Edi Rama. Tashmë ajo është pjesë e kastit të “Portokalli”, spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri edi rama arjola demiri edi rama

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shtator 2020, 17:41

TIRANE– Gjatë intervistës me Rudina Magjistarin në studion e “TV Klan”, kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur një tjetër fëmij...