Politike

Ligji anti-shpifje kundër mediave online, Rama: Duhet adresuar ligjërisht, shpifja po bën kërdinë

7 Shtator 2020, 16:13 Nga DOSJA
Ligji anti-shpifje kundër mediave online, Rama: Duhet adresuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka hequr dorë për ligjin kundër mediave online që ai e quan anti-shpifje, madje ishte ndër gjërat e para që ai preku në sesionin e ri pas pushimeve. Rama është i vendosur për ta kaluar këtë ligj.

“Sa i përket ligjit që unë e quaj anti-shpifje duhet adresuar ligjërisht kur vjen puna puna tek mediat online. Fatmirësisht kemi nje raport ndihmues nga komisioni i Venecias dhe mbi ate raport duhet të punojmë bashkarisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj këtu në parlament një orë e më parë ndërkohë sepse shpifja po bën kërdinë për ditë, për ditë dhe për natë për natë për natë”, tha Rama.

Kjo deklaratë u bë ditën e sotme në Kuvend. Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(a.p./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ligji anti-shpifje seanca plenare 7 shtator 2020 edi rama ligji anti-shpifje seanca plenare 7 shtator 2020

Sondazh

Poll