Politike

44 mln $ gjobë nga Arbitrazhi/ Balluku: Fajin e ka Saliu dhe ish-ministrat e LSI se ndryshuan kushtet sipas oreksit! Haxhinasto

7 Shtator 2020, 12:04 Nga DOSJA
44 mln $ gjobë nga Arbitrazhi/ Balluku: Fajin e ka Saliu dhe ish-ministrat

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit që detyron qeverinë shqiptare të paguajë 44 milionë dollarë ndaj kompanisë greke “Aktor” ka sjellë një përplasje në distancë mes Partisë Socialiste dhe Ministres Belinda Balluku, me opozitën.  Në një reagim të vonuar, 2 ditë pasi dosja.al publikoi ekskluzivisht vendimin e Arbitrazhit, Balluku akuzonte politikën se hodhi baltë dje me reagimin e Gent Strazimirit nga PD, ndërsa thoshte se keqmenaxhimi i kontratës së “Aktor” me shtetin shqiptar për rrugën Tiranë-Elbasan ka nisur që më “2012, ku në pushtet ishin demokratët”.

Nuk ka qenë pa sulm edhe ndaj aleatit të demokratëve në opozitë, Lëvizjes Socialiste për Integrim. MIE, akuzonte ish-ministrat dhe drejtorët e LSI-së se kanë zvarritur projektin dhe punimet për këtë autostradë. Me këtë reagim, MIE mbylli përgjegjësinë për qeverinë dhe veten, duke e kaluar dëmin që iu bëhet taksave të shqiptarëve me 44 milionë dollarë, në një çështje “drejtorësh të paaftë e të korruptuar”.  Por nuk ka qenë e vonë edhe përgjigjia e ish-aleatëve të PS. LSI, në një deklaratë zyrtare të lëshuar për mediat, publikoi edhe letrën që ish-ministri Edmond Haxhinasto i kishte dërguar kryeministrit Edi Rama më 2016, ku e vinte në dijeni për mos-pagesat e Aktor dhe pengesat e vonesat në punime. 

Dosja.al publikoi të shtunën vendimin e gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC), e cila vendosi t’i jepte të drejtë kompanisë greke AKTOR duke detyruar menjëherë shtetin shqiptar të paguajë 44 milionë dollarë për mospagesën e punimeve shtesë në austradën Tiranë-Elbasan. Kompania paditi shtetin shqiptar, ndërsa ky bëhet gjyqi i dytë, pas Becchetit, që “gjunjëzon” qeverinë shqiptare në raport me kompanitë private dhe me bashkëpunimin me to, që në fund të ditës përkthehet në dëm në xhepat e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan belinda balluku edmond haxhinasto lsi arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan belinda balluku edmond haxhinasto lsi

Sondazh

Poll