Politike

“Rama kërcënoi shqiptarët në 2013”, Arben Malaj për gjobën e Arbitrazhit: S’kemi parë gjë akoma, hajdutët e Rilin

7 Shtator 2020, 14:24 Nga DOSJA
“Rama kërcënoi shqiptarët në 2013”, Arben Malaj

TIRANE- Ish-ministri i Financave në qeverinë Nano, Arben Malaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, që i dha të drejtë kompanisë greke “Aktor”, duke detyruar qeverinë shqiptare ta dëmshpërblejë me 44 milionë dollarë për punimet e papaguara në rrugën Tiranë-Elbasan. Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se kjo ishte ajo që pritej nga një kryeministër që ka kërcënuar më herët qytetarët  e tij.

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk keni parë gjë akoma” kërcënoi Rama shqiptarët në 2013-n kur sapo u bë kryeministër. Por gjobat e njëpasnjëshme qindra milionë euro/dollarë janë prova se ne nuk kemi parë gjë akoma se sa thellë dhe sa gjatë do t’ju rëndojë shqiptarëve, korrupsioni dhe kapja e qeverisë “Rama”, si qeveria më e paditur, më e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur. Hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.

Arbeni.

Reagimi vjen pas publikimit të shtunën ekskluzivisht në Dosja.al të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku shteti shqiptar humbi gjyqin me kompaninë greke “Aktor” e për rrjedhim duhet të paguajë një dëmshpërblim me vlerë 44 milionë dollarë. “Aktor” paditi qeverinë shqiptare se nuk e kishte paguar për punimet shtesë në austradën Tiranë-Elbasan, ndërsa punimet ishin kërkuar nga qeveria, por nuk ishin likujduar. Në përgjigjen e parë zyrtare, ministria e Infrastrukturës thotë se përgjegjësia është e parardhësve, duke nisur që nga viti 2012, epoka Berisha, e në vijim, referuar ministrave të LSI. Por, as LSI nuk qëndroi pa folur. Ish-ministri Edmond Haxhinasto i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon për problematikat, dhe ky komunikim është zbardhur sot nga LSI.

(a.p;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben malaj arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan edi rama arben malaj arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan edi rama

Sondazh

Poll