Politike

Rikthehet KUVENDI! Opozita ‘hallin’ tek deti, Rama zotohet: Sa të jem unë, s’ka cënim të interesave kombëtare. Na duh

7 Shtator 2020, 06:48 Nga DOSJA
Rikthehet KUVENDI! Opozita ‘hallin’ tek deti, Rama zotohet: Sa

TIRANË– Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon është kthyer në temën e debatit për seancën e parë parlamentare pas pushimeve të verës. Për të sqaruar të gjithë zërat, ka qënë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka siguruar se me fqinjët nuk ka asnjë negociatë duke u shprehur se ishin treshja; Berisha, Basha dhe Meta ata që nënshkruan marrëveshjen për detin, duke theksuar se ishin socialistët ata që e çuan në Gjykatë Kushtetuese.

Numri një i maxhorancës u zotua se përsa kohë të ishte në pozicionin e kreut të qeverisë, Shqipërisë nuk do t’i cënohej interesi kombëtar. Nuk munguan as “thumbat” ndaj opozitës duke i akuzuar se po përdornin qytetarët e painformuar për qëllimet e tyre politike. Rama ka adresuar shkurt edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit që detyron shtetin shqiptar të paguajë 44 milionë dollarë dëmshpërblim për kompaninë greke “Aktor”, për punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Pas publikimit të lajmit në Dosja.al, Rama dha sot në Kuvend: Deti aty është, nuk ka lëvizur. Nuk ndahet dot as deti, as toka. Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në, sepse negociatat bëhen me persona të autorizuar, nuk bëhen me muhabet varkash.

Më pas kryesocialisti foli për takimin Kosovë-Serbi në Uashtington dhe për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Rama u shpreh se pranon hapjen e listave vetëm nëse sigurohet kuota zgjedhore, ndërsa takimin e cilësoi pozitiv, duke mos i kursyer edhe akuzat për politikën e Kosovës. Ai u shpreh se është krijuar një luftë imagjinare me Serbinë, e cila dëmton popullin e Kosovës. Gjatë verës, kryesocialisti nuk e ka harruar as nismën e tij për ligjin anti-shpifje, duke u zotuar se do të kalojë në Kuvend, pasi të rregullohet me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Kuvendi u rikthye sot pas thuajse një muaj pushimesh verore. Seanca e parë për këtë sesion të fundit, është nisur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, edhe pse 7 shtatori është pushim zyrtar për shkak se dita e “Shenjtërimit të Nënë Terezës” ishte ditën e shtunë.

Ky sesion, i cili do të jetë i fundit për këtë legjislaturë pritet që të jetë mjaft intensiv. Kuvendi i Shqipërisë duhet të formojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ekzistuesi u riformatua si pasojë e marrëveshjes së 5 qershorit. Parlamenti duhet të zgjedhë deri më 19 tetor 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, kryekomisionerin, nënkomisionerin dhe 10 anëtarët e dy komisioneve, atij rregullator dhe atij të ankesave dhe sanksioneve. Ndërkohë, Kuvendi pritet që të ngrejë Komisionin e Posaçëm për verifikimin dhe përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.

Sakaq, në Kodin e ri Zgjedhor parashikohet edhe një dispozitë kalimtare, që meqenëse opozita e bashkuar dogji mandatet në 2018 dhe nuk ka përfaqësues në Parlament për të përzgjedhur anëtarët, këtë herë do të ketë një anëtar nga jashtë me të drejtë vetoje. Po kështu, në këtë sesion parlamentar do të ndryshohet sërish Kodi Zgjedhor, pasi ndryshimet kushtetuese të seancës 30 korrik 2020 kërkojnë ndërhyrje në ligjin e zgjedhjeve.

k.m/J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 7 shtator 2020 seanca plenare 7 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2020, 11:02

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Stazimiri ka reaguar për lajmin e publikuar nga Dosja.al se Edmond Bego mori nga qeveria shqiptare 10 mili...