Politike

“Do ma lëpish apo…”, deputeti Halit Valteri me akullore dhe dy salçiçe në gojë: S’do të të lus ty gjithë ditën,

7 Shtator 2020, 08:12 Nga DOSJA
“Do ma lëpish apo…”, deputeti Halit Valteri me akullore

TIRANË- Deputeti Halit Valteri, i cili është edhe pjesë e partisë  Lëvizja Demokratike Shqiptare ka bërë disa video, që po bëjnë xhiron në rrjet. Në një video, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale Valteri shfaqet duke ngrënë akullore teksa është në një makinë.

Ai ka edhe një mesazh, të cilin e thotë në dialektin geg. “Ti leri llafet, ti biem shkurt. A do e lëpish apo jo? Nuk jam duke lutur b*** tënde gjithë ditën.”, shprehet Valteri, por nuk dihet se kujt i drejtohet.

Por jo vetëm kaq, ai ka publikuar edhe një “perlë” tjetër, një video në aplikacionin “Tik Tok”. Deputeti habit sërish, pasi aty shfaqet me dy salçiçe në duar. Teksa kërcen, njëherë kafshon njërën dhe njëherë kafshon tjetrën.

Nuk dihet pse deputeti ka bërë këto veprime. Ndoshta për të tërhequr vëmendje?Gjithsesi ai është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe veprime të tilla lënë shumë për të dëshiruar.

 J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri halit valteri

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2020, 11:02

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Stazimiri ka reaguar për lajmin e publikuar nga Dosja.al se Edmond Bego mori nga qeveria shqiptare 10 mili...