“Duan të sqarojnë çështjen e pronave të hebrenjve”/ Boiken Abazi: Nuk ka ende garanci që Izraeli do ta njohë pavarës
7 Shtator 2020, 06:24Nga DOSJA
TIRANË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është shprehur se nuk ka ende një garanci që Izraeli do ta njohë Kosovën si shtet. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se Izraeli nuk ka nënshkruar asnjë në këtë drejtim dhe se këta të fundit pretendojnë edhe për pronat e hebrenjve në Kosovë.
” Izraeli mund të vendosë hapjen e një zyre ndërlidhëse në Prishtinë “Liason Office”, siç e ka dhe Greqia, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë Hoti me shokë mund ta quajë edhe si “normalizim marrëdhëniesh diplomatike”. Megjithatë, mbetet për t’u parë.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Duhet kuptuar se nuk ka ende asnjë garanci që Izraeli do ta njoh pavarësinë e Kosovës:
1. Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në këtë drejtim.
2. Izraeli e ka bërë të qartë se ka disa gjëra paraprake që duhet të ndodhin në lidhje me pronat e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë para se te merret një vendim.
3. Izraeli mund të vendosë hapjen e një zyre ndërlidhëse në Prishtinë “Liason Office”, siç e ka dhe Greqia, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë Hoti me shokë mund ta quajë edhe si “normalizim marrëdhëniesh diplomatike”. Megjithatë, mbetet për t’u parë.
Ky reagim i Boiken Abazit, vjen pas takimit të premtes në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Ndërkohë, që po nënshkruhej marrëveshja, Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se k...
TIRANË– Pak orë pasi është vendosur data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, Partia Demokratike, ka marrë ‘zjarr’ që të lajmërojë fundin e këtij...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Dosja.al se Gjykata Ndërkombëtare të Arbit...
TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen të dielën e 25 prillit të vitit 2021. Kjo është data që ka dekretuar presidenti i vendit Ilir Me...
TIRANE– Gazetari Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lajmit të bërë nga Dosja.al se qeveria shqiptare duhet ti pagu...
TIRANË– Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marr...
Politike 6 Shtator 2020, 11:02
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Stazimiri ka reaguar për lajmin e publikuar nga Dosja.al se Edmond Bego mori nga qeveria shqiptare 10 mili...
TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, nënën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nishani sh...
TIRANË– Qeveria “Rama” ka gjetur një “zgjidhje” për të kënaqur pjesën më të madhe të kompanive që kanë fituar kontrata publike gjatë mandatit të saj, duke ...