Aktualitet

“Nuk di asgjë për babain”/ Djali tek “Shefqet Ndroqi” i shqetësuar për të atin: Mjekët nuk na tregojnë për gjend

7 Shtator 2020, 11:27 Nga DOSJA
“Nuk di asgjë për babain”/ Djali tek “Shefqet

TIRANË- Familjarët e pacientëve të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” nuk kanë informacion për gjendjen të afërmve të tyre. Një ri është shprehur për “Abc News” se babai i tij, 85-vjeç ndodhet i shtruar në këtë spital dhe ai nuk di asgjë për gjendjen e tij.  Ai thekson se nuk do të largohet nga spitali deri sa të marrë një informacion për gjendjen e tij.

“Babai im është 85 vjeç, përveç dyshimeve me COVID-19, ka probleme me zemrën. Nuk di asgjë, nuk ka asnjë mjek. Duhet të jetë dikush, 24 orë të na informojë. Nuk kam ku të gjej baba tjetër. Një prej mjekëve u largua, kishte frikë nga kamerat. Unë jam student, në vend që të merrem me shkollën, tani duhet të qëndroj këtu. Sot do të qëndroj këtu deri sa të marr informacion nuk do të largohem”, tregon ai.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali “shefqet ndroqi” koronavirusi ne shqiperi spitali “shefqet ndroqi”

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2020, 10:05

TIRANË– Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, aty ku u vetëflijuan Anisa dhe Zhaneta Josifi. Po kështu në këtë banesë, u gjet në gjendje të r...