Politike

25 prill 2021/ Meta dekreton datën e zgjedhjeve, i kënaq të gjithë përveç Hajdarit, s’ia realizoi dëshirën për festë

6 Shtator 2020, 12:24 Nga DOSJA

TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen të dielën e 25 prillit të vitit 2021. Kjo është data që ka dekretuar presidenti i vendit Ilir Meta. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit, u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.

Nuk dimë të themi se ‘dëshirën’ e kujt mund të ketë realizuar Meta me këtë vendosje, pasi si PD-ja em aleatët ashtu edhe PS-ja u shprehën se nuk ka rëndësi data, por procesi i zgjedhjeve. 

PS pranoi çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me festimet e Pashkëve. Por, Hajdari kërkoi pikërisht 2-majin. “Shqiptarët, të festojnë dhe të votojnë,”- tha ajo, por siç duket këto fjalë nuk ranë në veshin e Metës. Me pak fjalë, Presidenti i la të gjitha palët e kënaqura përveç Hajdarit.

Dekreti:

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Më 4 shtator Presidenti i vendit, Ilir Meta zhvilloi takimet me palët politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Opozita kërkoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa mazhoranca nuk pëcaktoi një datë, por i propozoi presidentit që të mos zhvillohen në 2 maj.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike caktohet data e zgjedhjeve ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 caktohet data e zgjedhjeve ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Shtator 2020, 11:02

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Stazimiri ka reaguar për lajmin e publikuar nga Dosja.al se Edmond Bego mori nga qeveria shqiptare 10 mili...