Bota

Ndryshim në Gjermani, shoferët nën efektin e marijuanës nuk do e humbin menjëherë patentën

12 Prill 2019, 13:15 Nga DOSJA
Ndryshim në Gjermani, shoferët nën efektin e marijuanës nuk

Gjermani- Një ndryshim mjaft radikal do të ndodhë në shtetin gjerman, pasi tani motorristët dhe shoferët nuk do të humbin lejen e tyre të drejtimit edhe nëse zbulohet se ata kanë përdorur kanabis gjatë udhëtimit.

Një gjykatë federale në Leipzig vendosi që autoritet e patentave tashmë duhet fillimisht të kuptojnë nëse personi i cili është nën efektin e marijuanës ishte në formë të mirë për të drejtuar mjetin dhe pse përmban doza THC-je në gjak, sipas Deutsche Welle.

Ligji gjerman thotë se leja e drejtimit të një individi mund t’i pezullohet nëse ky person nuk mundet të drejtojë mjetin nën efektin e alkoolit apo drogërave të tjera, dhe ata që kapen më nje nanogram për mililitër THC në qarkullimin e gjakut do përballen me humbje imediate të patentës.

Një drup ekspertësh propozuan në vitin 2015 që të rritej niveli në 3 nanogram për mililitër, sepse THC mundet të qëndrojë në gjak ditë pasi një person konsumon marijuanë.

Por të martën e kaluar gjykata në Leipzig mori vendimin që limiti duhet të qëndrojë i njejtë.

Vitin e kaluar, një organizatë e oficerave policorë, bënë thirrje për dekriminalizimin e konsumimit të kanabisit.

Andre Schultz, koka e BDK (Organizata e Oficirëve të Kriminalitetit në Gjermani) tha se grupi i tyre përfaqëson një dekriminalizim të plotë të konsumimit të kanabisit.

Ai tha se sistemi i tanishëm që ndalon përdorimin e marijuanës po u jep mundësi njerëzve që të nisin një karrierë kriminale dhe gjithashtu shtoi se ndalimi i marijuanes, në aspektin historik, është shumë arbitrar dhe nuk është aspak intelegjente apo efikase.

Në historinë e njerëzimit nuk ka pasur kurrë një shoqëri pa përdorimin e drogërave të ndryshme. Kjo është diçka që duhet të pranohet. Parashikimi im është që kanabisi nuk do ndalohet dhe për shumë kohë në Gjermani.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota andre schultz gjermani kanabis marijuana andre schultz gjermani kanabis marijuana

Sondazh

Poll