Aktualitet

Devijimi i lumit Lana prek 300 banesa, banorët e Astirit në protestë: Plehrat…po na marrin shtëpitë për llogari të Bego

6 Shtator 2020, 15:57 Nga DOSJA
Devijimi i lumit Lana prek 300 banesa, banorët e Astirit në

TIRANË– Banorët e Astirit janë rikthyer në sheshin e protestave. Aktualisht, projekti që devijon lumen Lana dhe që do të prekë 300 banesa, është bërë shkak që banorët e kësaj zone të dalin në shesh. Ata shprehen se e pranojnë zhvillimin por jo devijimin dhe se nuk mbështesin asnjë lloj projekti që është pro-oligarkëve.

Banorët shtojnë më tej se zhvillimi nuk mund të bëhet në kurrizin e tyre, dhe në rast se nuk ka fonde për dëmshpërblimin e tyre, atëherë projekti nuk duhet të nisë.

“Nuk na ka shpërblyer askush, s’kemi marrë asgjë. 300 shtëpi do të shemben, ndërkohë që ne do të përfundojmë në rrugë, dhe nuk do marrim paratë. Nëse nuk kanë para që të na dëmshpërblejnë, le të mos e nisin projektin,”- tha një prej tyre.

“Pas këtij projekti qëndron biznesmeni Edmond Bego, miku i Taulant Ballës, dhe nuk duam që të mbështesim oligarkët. Jemi pro ndërtimit e zhvillimit, por kundër devijimit,”- shtoi një tjetër.

Nuk na informojnë sesi do jetë projekti përfundimtar, ka një devijim të projektit, pse duhet të prishen 300 shtëpi, dhe të mos prishen 40 që ishin në projektin fillestar,”– tha një banorë tjetër.

Plehra…largohuni nga këtu…kriminelë, ju duhet të dënoheni. Qelbësira, duan të na marrin shpirtin. Hajdutët hala s;jnaë fry, mos u fryfshin më. I gjithë populli të dalë dhe të djegë me benzinë Ramën dhe Veliajn. Për ata qenë kemi votuar ne, horrat…hajdutët e m***, turp, duan të marrin shtëpitë që kemi bërë me djersë. Hajt mirupafshim, shnet…”– shtoi një grua.

(F.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond bego proteste per lanen edmond bego proteste per lanen

Sondazh

Poll