Aktualitet

Aksident në Lezhë-Shkodër, plagoset një person (Emri)

6 Shtator 2020, 15:47 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë-Shkodër, plagoset një person (Emri)

SHKODËR– Një person, i identifikuar si Preng Doçaj, ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pasditen e sotme. 

Një automjet, që drejtohej nga një person i identifikuar si Ilir Marleca, ka përplasur një motoçikletë, mbi të cilën udhëtonte Doçaj.

Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekëosre. Ndërsa, drejtuesi i mjetit, Marleca, është shoqëruar për në komisariat. 

Pritet që të zbardhen shkaqet e aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lezhë-shkodër shkoder aksident ne lezhë-shkodër shkoder

Sondazh

Poll