Sport

Serie A merr lajmin që nuk do të donte, qeveria përgatit dekretin e ri sa i përket tifozëve në stadium

6 Shtator 2020, 15:54 Nga DOSJA
Serie A merr lajmin që nuk do të donte, qeveria përgatit dekretin

ITALI– Në Itali shumë tifozë të futbollit do të duhet të presin edhe pak para se të kthehen në stadium për të bërë tifo për ekipin e tyre të preferuar. ‘La Repubblica’, në fakt sqaron dekretin e ri të qeverisë, i cili do të jetë i vlefshëm deri më 30 shtator.

Në tekst, duke përjashtuar surprizat e minutës së fundit, do të konfirmohet mbyllja e mjediseve sportive për publikun. I intervistuar nga Sky, presidenti i CONI, Giovanni Malagò, dha mendimin e tij në lidhje me tifozët në stadium: Është e qartë se kërkesat e botës së sportit janë të qarta.

Më duket se askush nuk mendon se të luash futboll pa publik është e njëjta gjë sikur po luan me tifozë. Kjo nuk ndihmon dhe krijon konfuzion “. Përfundon Malago.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coni futboll serie a coni futboll serie a

Sondazh

Poll