Sport

Shpaloset flamuri shqiptar pranë stadiumit të Kosovës, rritet presioni ndaj ndeshjes me Greqinë  

6 Shtator 2020, 15:01 Nga DOSJA
Shpaloset flamuri shqiptar pranë stadiumit të Kosovës, rritet

KOSOVË- Përballja mes Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ka mundur që t’i shpëtojë tifozëve fanatik. Në një ndërtesë pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve, Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptarë.

Ndërsa për t’i dhënë  më tepër zemër lojtarëve kosovarë, tifozët kanë dhënë mesazhn se Greqia do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkohë që natën e djeshme tifozët menduan që t’i shqetësonin lojtarët grek më fishekziarre të hedhura afër hotelit të tyre.

Pas barazimit 1-1 me Moldavinë në Parmë, “dardanët” e drejtuar nga Bernard Shaland do të kërkojnë medoemos fitoren me Greqinë për të marrë pikët e plota.

(I.A/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosove-greqi liga e kombeve kosove-greqi liga e kombeve

Sondazh

Poll