Politike

REPLIKAT/ Boçi dhe Arbana përplasen në distancë për rindërtimin e shkollave, PD: S’janë gati, e bëtë si me muhabetin

5 Shtator 2020, 18:56 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Boçi dhe Arbana përplasen në distancë për

SHIJAK– Luçiano Boçi, ish-deputet në Partinë Demokratike dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, janë përplasur ditën e sotme në distancë. Ishte Boçi, ai që në një deklaratë për mediat nga Shijaku, u shpreh se kryeministri Edi Rama premtoi 143 objekte mësimore gati për në shtator, por sot fëmijët do të bëjnë mësim në kushte skandaloze me 4 turne.

Boçi shtoi gjithashtu se Kryebashkiakëve ilegjtimë, duke nënkuptuar këtu Elton Arbanën, në vend që t’u japë fonde për shkollat u kërkon vota për pushtetin e tij.

Ky denoncim, u pasua nga përgjigjia e Arbanës. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, kryebashkiaku i Shijakut, shkruante se ndërkohë që ai punon, Partia Demokratike shpif. Arbana shtoi se në Shijak po ndërtohen dy gjimnaze dhe kopshti nr.1 që pritet të përfundojnë brenda nëntorit, shkollat “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” kanë nisur, janë në proces demolimi, ndërsa shkolla “Rilindja” dhe Kopshti Nr.2 do të nisin së shpejti rindërtimin.

Kryebashkiaku i Shijakut shtoi gjithashtu se në bashkëpunim me ZVA Shijak, rikthimi i nxënësve në çdo shkollë në qytet dhe në fshatra do të jetë me 100% siguri brenda protokolleve të vendosura për shkak të pandemisë.

Mirëpo, siç duket as kjo përgjigje nuk e ka bindur Boçin, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, shkruan se shkollat quhen gati kur përfundojnë dhe jo kur nisin të ndërtohen, referuar godinave që s’janë përfunduar ende në Shijak.

Sërish, Arbana vijoi replikat në të njëjtën formë. Në një tjetër status, kryebashkiaku i Shijakut ka shkruar se Luçiano Boçi, është një turp për shoqërinë. Arbana shtoi se më datë 26 nëntor, ato do të jenë gati, ndërsa përsa u përket akuzave për lidhjen me Avdylajt, kryebashkiaku, siguron që është zgjedhur nga qytetarët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elton arbana luciano boci elton arbana luciano boci

Sondazh

Poll

Politike 5 Shtator 2020, 15:25

DURRËS– Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Luçiano Boçit deklaro...