Bashkia e Vlorës fiton gjyqin ndaj kompanisë franceze “Tis Park”, Leli jep LAJMIN: Do na paguajnë 700 mijë dollarë
5 Shtator 2020, 10:35Nga DOSJA
VLORË– Bashkia e Vlorës ka fituar gjyqin në gjykatën e Arbritazhit në Paris ndaj kompanisë franceze “Tis Park”. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit, Dritan Leli, i cili është shprehur se tanimë kompania duhet t’i paguajë Bashkisë një shumë prej 700 mijë dollarësh.
“Mbrëmë në darkë erdhi lajmi, një super lajm duhet të them , ajo që ne kemi fituar çështjen ndaj Tis Park. Kontrata tashmë quhet e përfunduar. Nuk do të kemi asnjë konsekuesncë. Tani përkundrazi, Tis Parku duhet të na paguajë rreth 700 mijë dollarë dhe detyrime të tjera që janë harxhuar për të fituar këtë çështje, ndërkohë që nuk do jemi më peng e kërkesës absurde nga kjo firmë, e cila kërkonte 23 milionë euro dëmshpërblim duke llogaritur dhe konseguencat e tjera deri në 50 milionë euro. Pra do merrte peng financiarisht bashkinë për 50 vitet e ardhshme. Sot jemi fituese e kësaj çështje të madhe. Për këtë çështje po shprehem për herë të parë para 5 vitesh. Ka qënë një situatë e sikletshme,”-tha Leli në fjalën e tij.
Kompania koncesionare “Tis Park” paditi Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit të Parisit për prishje të njëanshme të kontratës, duke kërkuar një dëmshpërblim nga 24 deri në 58 milionë dollarë. Kjo pasi Bashkia, pas një reagimi të ashpër të qytetarëve, u detyrua që të prishte koncesionin e dhënë në shkurt të vitit 2015. Sipas marrëvëshjes koncesionare të firmosur nga ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika, kompania private do të investonte 10 milionë lekë në vit në parkingjet publike të Vlorës dhe në këmbim do të vilte pagesën nga automjetet e qytetarëve për 15 vjet.
Pas prishjes së kontratës, kompania koncesionare e paditi bashkinë në Arbitrazhin e Parisit pasi Bashkia kishte rënë dakord ta paguante koncesionarin për 15 vjet, ndërsa ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika u mor i pandehur nga Prokuroria.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke ndarë me ndjekësit e tij edhe një shprehje të saj. Me an...
THUMANË- Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për...
TIRANË– 850 banesa individuale të rrënura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bash...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me disa pamje të rralla të Shënjtores me origjinë shqiptare Nënë Tereza. Në ditën e Shenjtërimit të saj, Rama ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në COD, një dorëshkrim origjinal të humanistes shqiptare, Nënë Tereza. Rama tha në fjalën e tij, se N...
TIRANË – Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovën dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ...
TIRANË – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përgëzuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Republikës së Kosovës...