Politike

“Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!”/ Grida Duma: Ndërtimi i spitalit të Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër

5 Shtator 2020, 16:16 Nga DOSJA
“Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!”/ Grida Duma: Ndërtimi i

TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ditën e sotme ka ndarë një vdieo në rrjetet sociale ku tregohen pamje nga Laçi, ku shihen pasojat që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu videon Duma e ka shoqëruar me një postim ku thotë se premtimi që u ishte dhënë banorëve të Laçit për ndërtimin e spitalit mbeti thjesht një gënjeshtër.

Postimi i Plotë

Shqipëria i zgjidh hallet me 3D!

Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës. Kryeministri, i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me
kostumin e propagandës, më 14 dhjetor i’u premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.

Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër. Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit.

Spitali jo vetëm që s’ka përfunduar, por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif.

 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll

Politike 5 Shtator 2020, 15:25

DURRËS– Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Luçiano Boçit deklaro...