Politike

“Përzgjedhja selektive të vret shumë”/ Situata e familjes nga Thumana, jeton në çadër që prej tërmetit, kryefamiljar

5 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA
“Përzgjedhja selektive të vret shumë”/ Situata e

THUMANË- Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre. Pampuri shkoi në familjen e Selman Mirditës, e cila është shpërngulur për të jetuar në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në rrëfimin e tij, kryefamiljari kërkon që të hyjë në shtëpinë e re, ndërsa tregon edhe se bashkëshortja e tij është  invalide dhe në jetesa në çadër i ka ndërlikuar sëmundjen.

PJESË NGA BISEDA: 

Selman Mirdita: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur.

Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!

Selman Mirdita: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

Ndërsa Artur Mirdita, kryefamiljar, ka qysh prej 26 nëntorit që, së bashku me familjen e tij jeton në një magazinë të sapondërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Ai hedh dyshimet për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave, dhe thotë që asnjë autoritet shtetëror nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtëpisë së tij, e cila me inspektimet e vitit që lamë pas, rezultoi të ishte e pabanueshme.

Artur Mirdita: Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë. Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.

Oriola Pampuri: Domethënë e kanë cilësuar DS4 dhe nuk ka ardhur askush që të thotë çfarë do bëhet!

Artur Mirdita: Asnjë. Mua tani me çfarë shohim, se këtu fshat është dhe fshati e ke parasysh ne i dimë krejt problemet e njëri- tjetrit edhe…

Oriola Pampuri: Edhe kjo përzgjedhja selektive…

Artur Mirdita: Edhe kjo përzgjedhja selektive më bën një çikë, më vjen si..nuk e di, të vret shumë.

Prej kohësh, beteja politike është shpërngulur në Durrës. Rindërtimi po përdoret si “As” nga maxhoranca, ndërsa opozita çdo ditë publikon raste të reja të banorëve që nuk u është ndërtuar shtëpia ende.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oriola pampuri termeti i 26 nentorit thumane oriola pampuri termeti i 26 nentorit thumane

Sondazh

Poll