Politike

Ditmir Bushati pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi: Shpresojmë t’i hapë rrugën procesit të njohjeve të

4 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Ditmir Bushati pas nënshkrimit të

TIRANË – Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovën dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Bushatit, është shprehur se kjo marrëveshje do të jetë  një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me shpresën për ti hapur rrugën procesit të njohjeve të ndërsjelltë mes dy vendeve.

 “Një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrdhënieve ekonomikë të cilat  shpresojmë ti hapin rrugën për procesin e njohjes dhe pajtimit të ndërsjellë. Shumë të mirëpritura lajmet për vendosjen e rrugëve diplomatike për stabilitetin në rajon!

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja en shtepine e bardhe ditmir bushati arrihet marreveshja en shtepine e bardhe ditmir bushati

Sondazh

Poll