Aktualitet

Humb betejën me COVID-19! Ndërron jetë kirurgia e Shkodrës, Zyliha Kraja, bashkëshortja e dramaturgut të njohur

4 Shtator 2020, 19:11 Nga DOSJA
Humb betejën me COVID-19! Ndërron jetë kirurgia e Shkodrës,

SHKODER– Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur e Shkodrës Zyliha Kraja, njëkohësisht dhe bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja.

Mjekja nuk mundi të fitonte betejën kundër COVID-19 me të cilën ishte infektuar prej ditësh. Zyliha është një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër e cila dhe pse ishte në pension ka kontribuar në spitalin e qytetit.

Para se të infektohej me virusin vdekjeprurës gjendja shëndetësore e mjekes ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua.

Ministria e Shëndetësisë gjatë njoftimit të ditës së sotme për bilancin e të prekurve nga COVID-19 shkon në 5882 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i viktimave për ditën e sotme ishte 5, mirëpo me ndarjen nga jeta të kirurges, shkon në 6.

Shkodra është qyteti i tretë me më shumë të infektuar në Shqipëri, me plot 293 persona.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid kirurgia nderron jete shkoder covid kirurgia nderron jete shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shtator 2020, 19:16

TIRANË– Shkëlzen Buci, personi që tashmë pret të marrë edhe një tjetër dënim për vrasjen e të motrës, Eglantina Buci, ndodhet në qeli pasi është dënuar nga...

Aktualitet 4 Shtator 2020, 17:31

TIRANE– Në vitin 2012, Tirana dhe jo vetëm u tronditën nga lajmi se një 23 vjeçare, Eglantina Buci, ishte vrarë dhe groposur në ‘Malin me Gropa” që ndodh...