Aktualitet

Librat falas, me zhgaravina/ Nxënësit ankohen se librat e përdorur janë shumë të dëmtuar

4 Shtator 2020, 05:46 Nga DOSJA
Librat falas, me zhgaravina/ Nxënësit ankohen se librat e

SHQIPËRI-Tekstet shkollore të cilat jepen falas për 250 mijë fëmijët nga klasa e parë deri në te 7, veç nxënësve të klasave të para, të 6 dhe të 7 që marrin libra të reja , te tjerët duhet të përdorin librat brez pas brezi për një periudhë 3 vjeçare dhe më pas bëhen të pavlefshme.

Duke qenë se librat dorëzohen në fund të vitit shkollor sipas udhëzimit të ministrisë së arsimit, nxënësit duhet të mbajnë shënime në tekstet shkollore vetëm me laps si dhe nëse i dëmtojnë prindërit do të duhet t’i paguajnë.

Megjithatë edhe me laps, për fëmijët , përgjigjet e pyetjeve janë të dukshme.

Nga te dhënat e ministrisë, librat për klasat e dyta deri në të 5 vetëm 40% e tyre kanë qenë në gjendje të mirë dhe pjesa tjetër është mbuluar nga buxheti i shtetit duke u blerë të rinj.

Gjithsesi prindërit, jo të gjithë janë të kënaqur teksa thonë për Top Channel se detyrohen dy herë të harxhojnë kohë për librat e fëmijëve, pasi tekstet e përdorura që jepen falas nuk janë të mbajtura mire.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet juliana koçi librat falas juliana koçi librat falas

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 21:06

TIRANË– Familja, të cilës kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re në Petrelë, do të jetojnë ...

Aktualitet 3 Shtator 2020, 19:09

TIRANË– Tekstet shkollore të cilat jepen falas për 250 mijë fëmijët nga klasa e parë deri në te 7, veç nxënësve të klasave të para, të 6 dhe t...