Aktualitet

3 Shtator 2020, 21:06 Nga DOSJA

TIRANË– Familja, të cilës kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re në Petrelë, do të jetojnë gjithë kohës me rrezikun se mos ndodhta fëmijët mund të bien në kontakt me kabinën e tensionit të lartë.

Vetëm një metër e gjysmë, siç shihet edhe në foto, larg shtëpisë së re që ka kjo familje, ndodhet një kabinë e tensionit të lartë. Ky është një rrezik mjaft i madh edhe për ato fëmijë, të cilëve kryeministri dhe kryebashkiaku u dërguan dhurata dhe lodra.

Po kjo kabinë, nuk ia tërhoqi vëmendjen Ramës?

Nejse, muri i një tjetër shtëpie që po ndërtohet është vetëm një metër larg monumentit të kulturës “Tyrbja e Nuses”. Kjo mund të mos sjellë asnjë rrezik, por duhet pranuar se është në kundërshtim me çdo rregull urbanistik që përcakton distancat e ndërtimit nga monumentet e kulturës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrele rama dhe veliaj ne petrele petrele rama dhe veliaj ne petrele

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 19:09

TIRANË– Tekstet shkollore të cilat jepen falas për 250 mijë fëmijët nga klasa e parë deri në te 7, veç nxënësve të klasave të para, të 6 dhe t...