Aktualitet

Dikush tjetër u shtir si ajo! Reagon nëna e re që shfaqet në foton e Edi Ramës: Nuk kam asnjë pakënaqësi, jam paguar

3 Shtator 2020, 19:46 Nga DOSJA
Dikush tjetër u shtir si ajo! Reagon nëna e re që shfaqet në

TIRANE– Ditën e sotme në media qarkulloi një koment i bërë në një postim të disa ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama. Në foton e publikuar ishte shfaqur një grua me fëmijën e porsalindur dhe komentuesja (e cila tha se ishte gruaja në foto) shkruante se nuk ka përfituar bonusin e lindjes pasi i kishin thënë se kishte kaluar afatin.

Mirëpo duket se zonja që ka komentuar nuk është e njëjta me atë në foto.

Zonja në foto quhet Enirjeta Zisi dhe për Lexo. al ka dhënë një intervistë ku përgënjeshtron lajmet që janë bërë ditën e sotme për të.

Gruaja në fjalë shprehet se nuk është ajo që ka komentuar dhe se nuk ka asnjë pakënaqësi e se gëzon shëndet të plotë si ajo dhe djali i saj falë kujdesit të doktorëve dhe stafit të spitalit Koço Gliozheni.

Më poshtë është reagimin e zonjës në foto (Enirjeta Zisit)

Ajo zonja që ju sapo përmendet nuk jam unë pasi vetë une u njoftova pak më parë që po qarkullon një lajm i këtij formati. Në foto jam unë me tim bir, Henrin. Nuk kam asnjë pakënaqësi përkundrazi jam e lumtur që si une dhe djali im gezojmë shëndet të plotë falë doktorëve dhe stafit të spitalit Koço Gliozheni. Kjo është e vërteta e një lajmi tjetër të rremë nga portali xxx i cili mesa duket ka marrë nga partia një koment për të bërë propagandë, sepse vetëm gazetari kjo nuk quhet.

(A.B)/Dosja.l

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bonusi i lindjes edi rama pegenjeshtrim bonusi i lindjes edi rama pegenjeshtrim

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 19:09

TIRANË– Tekstet shkollore të cilat jepen falas për 250 mijë fëmijët nga klasa e parë deri në te 7, veç nxënësve të klasave të para, të 6 dhe t...