Aktualitet

“Do të çoj me dhunë te pesa”/ Gruaja ankohet për zhurmat në Golem, efektivët e kërcënojnë: Futu moj budallaqe brend

3 Shtator 2020, 17:18 Nga DOSJA
“Do të çoj me dhunë te pesa”/ Gruaja ankohet

GOLEM– Një grua, banuese në zonën e Golemit, ka vendosur që të filmojë disa efektivë polici, me të cilët përballet prej muajsh, pasi ankohet për zhurmën që bën aspiratori në një konteiner ndërtimi aty pranë. Në videon e publikuar nga JOQ, kuptohet që gruaja ka dalë në dritare dhe ankohet sërish për zhurmat.

Por, përgjigjia që merr nga efektivët, është se ajo bën mirë të futet brenda, pasi do ta marrin me dhunë dhe do ta çojnë tek spitali ku trajtohen personat me probleme të shëndetit mendor.

Pjesë nga biseda

Gruaja: Kush është inspektori i zonës këtu?

Polici: Ik se e ke te komisariati…

Gruaja: Kam tre vjet që kur ka filluar ai ndërtimi që ankohem.

Polici: Ti po ti…

Gruaja: Nuk ja fus kot unë jo…rrugaç qenke rrugaç ti, je dhe polic shteti.

Polici: Futu moj mrena aty budallaqe…

Gruaja: Mos më thuaj mua budallaqe se të erdhi tjetri

Polici: Shko ore dreq

Gruaja: Vazhdi se e ke mirë…

Polici: Le njerëzit pa gjumë mi

Gruaja: Ik ore bëj detyrën ti se nuk kam lënë njeri pa gjumë unë…shikoje se po të vjen patrulla tjetër…

Polici: Do shkosh me dhunë në spital moj, me dhunë, do të marr do të të çoj tek pesa.

Gruaja: S’keni turp rrugeçër, merrni nënat tuaja dhe gratë tuaja ju jo mua, të më hash mu***.

Polici: O DJ mos e hap më…

Gruaja: Sa të dua do ta hap…Do ja shqyej të gjithë shtëpinë, vazhdoni vazhdoni…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet golem gruaja kapet me policet golem gruaja kapet me policet

Sondazh

Poll