Aktualitet

Pamje të trishta, qytetari i shkruan letër të afërmit të shtruar në spital, disa marrin mjekët në telefon, gruaja: Të g

3 Shtator 2020, 15:43 Nga DOSJA
Pamje të trishta, qytetari i shkruan letër të afërmit

TIRANË– Një qytetar ka gjetur një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me të afërmin e tij që ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga AbcNews, familjarë të shumtë presin jashtë kangjellave të spitalit për një lajm për të afërmit e tyre.

“Më ka marrë doktori në telefon. Shpresë nuk na kanë dhënë….babain e kam në terapi intensive. Nuk e dimë fare se si u infektua. Unë kam ardhur nga Anglia, jam top, të gjithë jemi top, vetëm babai e ka marrë,”- tregon një nga familjarët.

Ata shtojnë se po mbajnë kontakte përmes telefonit me anë të mjekëve me të afërmit e tyre, por nuk dinë se çfarë ndodh brenda katër mureve.

Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje mjekët që kuruan viktimat dhe familjarët e tyre. Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, pasi po hetohet edhe mënyra se si ata janë trajtuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shefqet ndroqi shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 13:47

Heronjtë në hije të luftës kundër COVID-19

Ndërsa dy spitalet kujdesen për të sëmurët rëndë nga virusi, mjekët dhe infermierë e sistemit parësor ndjekin mijëra të tjerë të testuar pozitivë dhe me simptom...