Aktualitet

Cannabis sativa, dhunë bashkëshortore, të shtëna me armë. Policia e shtetit arreston në flagrancë 5 shtetas për 24 orë,

3 Shtator 2020, 15:05 Nga DOSJA
Cannabis sativa, dhunë bashkëshortore, të shtëna me

TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 5 shtetas të cilët kanë thyer ligjin në mënyra të ndryshme.

Si pasojë e parandalimit dhe evidentimit dhe goditjes së paligjshme është vënë në pranga shtetasi V.Z, 32 vjeç pasi ka dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronë e tij.

Një tjetër është arrestuar pasi i ka dhënë mjetit në gjendje të dehur e më pas ka hedhur në tokë një sasi të dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa shtetasi M.S, 48 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke u arrestuar në flagrancë nga policia.

Goditje me thikë dhe drejtim mjeti pa leje janë dy shkeljet që janë pikasur nga policia e shtetit duke bërë më pas të mundur arrestimin e tyre. Ndërkohë policia është në kërkim të shtetasit E.D 33 vjeç pasi është larguar nga skena e ngjarjes, pas shtimit me armë.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Arrestohen në flagrancë dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit V. Z., 32 vjeç, pasi, në Mjull, Bathore, Njësia Administrative Farkë, ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S., 48 vjeç, sepse në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”,  të shtetasit B. K., 53 vjeç, pasi në Kamzë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. K., duke i shkaktuar atij dëmtime të lehta.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G., 19 vjeç dhe A. M., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

U referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim E. D., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. K., 29 vjeç dhe gjatë konfliktit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e këtij shtetasi dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim nga policia dhuna bashkeshortore arrestim nga policia dhuna bashkeshortore

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 13:47

Heronjtë në hije të luftës kundër COVID-19

Ndërsa dy spitalet kujdesen për të sëmurët rëndë nga virusi, mjekët dhe infermierë e sistemit parësor ndjekin mijëra të tjerë të testuar pozitivë dhe me simptom...

Aktualitet 3 Shtator 2020, 11:49

TIRANË– Dy persona kanë kapërcyer kordonin e Policisë, i cili rrethon spitalin COVID 2 për të shkuar pranë familjarëve të tyre. Pas vetëvrasjes së një paci...