Aktualitet

Vetëvrasja e 65-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zëvendësministrja e Shëndetësisë: I është ofruar ndihmë, k

3 Shtator 2020, 15:17 Nga DOSJA
Vetëvrasja e 65-vjeçarit në spitalin “Shefqet

TIRANE– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për vetëvrasjen e 65-vjeçarit që u hodh nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë një interviste të dhënë për një media në vend, Rakacolli është shprehur se viktima ka qënë i shtruar për 1 ditë në spital dhe se po merrte trajtimet e duhura dhe kujdesin mjekësor specifik për sëmundjen që kishte.

Ajo tregon se 65-vjeçarit iu është dhënë ndihma nga simptomatologët dhe konsulta psikiatrike.

Gjithashtu ajo shton se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur e se do të sqarohet në ditët në vijim.

“Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij. Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim.  Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës.

Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë.  Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike”, tha Rakacolli.

Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje mjekët që kuruan viktimat dhe familjarët e tyre.

Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, pasi po hetohet edhe mënyra se si ata janë trajtuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid vetevrasja te shefqet ndroqi covid vetevrasja te shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 13:47

Heronjtë në hije të luftës kundër COVID-19

Ndërsa dy spitalet kujdesen për të sëmurët rëndë nga virusi, mjekët dhe infermierë e sistemit parësor ndjekin mijëra të tjerë të testuar pozitivë dhe me simptom...