Ekonomi

Raporti i “EuCham”/ ‘Shqipëria ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes’, Basha: Konfirmon se qeveria ka

3 Shtator 2020, 06:50 Nga DOSJA
Raporti i “EuCham”/ ‘Shqipëria ndër tre vendet e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me renditjen e Shqipërisë në raportin e “EuCham”. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Basha shkruan se renditja e Shqipërisë në vendin e tretë nga fundit, tregon dështimin e qeverisë.

Më tej, Basha shprehet se vendi ka nevojë për një plan të ri ekonomik, të cilin ai e ka gati duke filluar me taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët,“-shkruan Basha. 

Dhoma Europiane që merret me klimën e të bërit biznes në Shqiperi, e rendit vendin tonë në grupin e vendeve të fundit, në të cilat preferohet të bëhet biznes nga investitorët e huaj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dhoma evropiane e tregtise eucham klima e te berit biznes ne shqiperi lulzim basha raporti i eucham dhoma evropiane e tregtise eucham klima e te berit biznes ne shqiperi lulzim basha raporti i eucham

Sondazh

Poll