2325 punonjës ende nuk kanë marrë pagat e luftës! Shtyhe AFATI, Tatimet: Keni kohë deri më 25 shtator për të rregulluar
2 Shtator 2020, 14:12Nga DOSJA
TIRANË– Drejtoria e Tatimeve u ka bërë thirrje mbi 2325 punonjësve që ende nuk kanë marrë pagat e luftës të miratuara nga qeveria që të rregullojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare.
Për t’u dhënë edhe më shumë kohë, Tatimet kanë vendosur që të shtyjë deri më 25 shtator afatin për të korrigjuar IBAN-in e llogarive bankare dhe emrin e bankës ku kanë llogarinë.
“Informojmë të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që afati për korrigjim të të dhënave të llogarisë bankare shtyhet deri në datën 25 Shtator 2020”, thuhet në njoftimin e tatimeve.
Afati fillestar për saktësimin e llogarive ishte 31 gushti i këtij viti, dhe deri më atë datë pagën e luftës prej 26 mijë lekë e përfituan 130,556 persona, ndërsa pagën prej 40 mijë lekësh e morën 172,473 qytetarë.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Neglizhencë e të rinjve dhe jo vetëm, po rrit ndjeshëm numrin e të infektuarëve dhe rrjedhimisht të humbjeve të jetëve.Në Tiranë ka mbi 2000 persona të infektua...
SHQIPËRI-Është miratuar rregullorja për linjat e gazit natyror, e cila përcakton se sa do jetë dëmshpërblimi për pronën dhe orenditë e dëmtuara nga de...
TIRANË- 87 mijë persona janë punësuar në muajt maj-qershor, por shumë prej tyre, jo në sektorin ku kanë punuar para pandemisë. Shifrat zyrtare janë zbulua...
TIRANË- Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha për Euronews Albania se përballimi i sezonit turistik me rreth 1 mln turistë nga rajoni që zgjodhën të pushonin në...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri dy blerje energjie për shtatorin në fund të muajit gusht duke siguruar në procedurën e parë 61,056....
Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të hartuar rregullore dhe ligje që e forcojnë transparencën dhe minimizojnë rrezikun fiskal për financat publike, por n...
Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e ar...
SHQIPËRI-Zbardhja e mëngjesit të 26 nëntorit 2019 shfaqi qartë katastrofën e shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë në Durrës. Ajo që pasoi ishte nevoja për koord...
Shtatori, nisi me shpërndarjen e librave, në shkollat e vendit. Për herë të parë, klasat e shtata i marrin librat falas, siç është rasti i Samantës, e ci...