Ekonomi

ARRIHET MARRËVESHJA! Shqipëri-Kosovë bien dakord për njohjen e sigurimeve shoqërore, Denaj: Duhet parë si do të realizohe

2 Shtator 2020, 09:43 Nga DOSJA
ARRIHET MARRËVESHJA! Shqipëri-Kosovë bien dakord për njohjen

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka nënshkruar një marrëveshje me homologun e saj nga Kosova, Skënder Reçiça lidhur me sigurimet shoqërore.  Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të dy kanë bërë me dije se vendet do të njohin sigurimet, megjithatë akordi nuk është përfunduar pasi duhet ‘kopsitur’ nga ana ligjore.

“Ne së bashku do të shohim si negociatat përkthehen në shifra, por jemi të bindur se do të arrijmë një marrëveshje. Varet nga numri i personave dhe buxhetet, por vendet i njohin vitet e punës, kudo ku kanë punuar. Nëse vjen një punonjës nga Kosova, s’përfiton në vetëm ato 5 vite, por për kontributet. Duhet parë si do të realizohet nga ana ligjore,”-tha ministrja Denaj në fjalën e saj. 

Ndër të tjera në konferencën e përbashkët për shtyp, dy ministrat folën lidhur me turizimin dhe fasonët, dy sektorët më të goditur nga pandemia! Në fjalën e saj, Denaj shtoi se në Shqipëri kishte 3 mijë të punësuar në gusht më shumë sesa para COVID-19.

(km/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj kosove marreveshja per sigurimet shoqerore skënder reçiça anila denaj kosove marreveshja per sigurimet shoqerore skënder reçiça

Sondazh

Poll