Ekonomi

Ju ka “pushtuar” stresi i shtatorit? Gjashtë këshilla që do t’iu ndihmojnë të qetësoheni më shpejtë

1 Shtator 2020, 12:21 Nga DOSJA
Ju ka “pushtuar” stresi i shtatorit? Gjashtë këshilla

TIRANË– Muaji shtator mund të ketë stresuar dhe mërzitur shumë njerëz, por nga ana tjetër është muaji që pritet me shumë dëshirë nga njerëz të tjerë. Nëse jeni nga ata njerëz që ky muaj ju streson bëni mirë të lexoni disa këshilla për ta menaxhuar më mirë këtë situatë të vështirë.

Për më tepër veç stresit që përjetohet çdo shtator, këtë vit gjithçka është ndryshe me situatën e pandemisë, teksa lajmet për vjeshtën nuk janë aspak optimiste (Kohëzgjatja e pandemisë, vaksina dhe rregullat e Covid -19). Stresi lidhet me rutinën e re, detyrat e reja, që mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore.

Më poshtë lexoni disa këshilla që do t’iu ndihmojnë të kaloni me sa më pak stres gjatë kësaj kohe të vështirë.

Vendosni një qëllim vetes!

Çfarë dëshiron ti të arrish? Të përcaktosh një qëllim, do t’ju ndihmojë të fokusoheni vetëm aty. Vendosini vetes çdo ditë objektiva të reja, e në këtë mënyrë është shumë e sigurt që do keni një motiv me rëndësi që do t’ju zgjojë të lumtur çdo mengjes.

Shkruani gjithçka doni që ta realizoni!

Është shumë e rëndësishme, që t’i shkruani detyrat që çdo ditë i vendosni vetes. Kështu do të jeni më të përqëndruar dhe nuk do t’i anashkaloni. Pas çdo realizimi vendosni një vizë në detyrën që përfunduat. Në fund të ditës do të shikoni se sa shumë e vlefshme ishte dita për ju dhe sa punë keni arritur me sukses.

Detyrat janë primare!

Është e rëndësishme që të keni një kronologji të gjërave që do të bëni. Të niseni nga gjëja më e rëndësishme për ju është çelsi i suksesit.

 Programoni kohën, caktoni orare!

Të gjithë hutohemi teksa lundrojmë në internet, biseda me miqtë, e angazhimet lihen mënjanë. Mos e bëni! Do të mbingarkoheni dhe stresi do të jetë më i lartë. Caktoni orare për çdo gjë, takimet e punës, detyrat por sigurisht edhe një orë për veten.

Njihni veten!

Kur jeni më shumë produktiv? Mëngjes, drekë apo darkë? Atëherë kur të jeni më të motivuar, punoni!

Kushtojini pak kohë edhe vetes!

Të jesh produktiv është mjaft e rëndësishme, por të gjithë kanë nevojë për pak pushim. Një shëtitje e shkurtër, apo një kafe me miqtë, do të ndihmojë në largimin e stresit dhe do t’ju bëjë më të aftë të përqendroheni plotësisht në detyrën që ju pret.

Burimi: leaderlive.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale 6 keshilla stresi i shtatorit 6 keshilla stresi i shtatorit

Sondazh

Poll