Art&Argëtim

STUDIMI amerikan jep shpresë: Rreth 90% e personave të prekur me Covid-19 mund të mos i infektojnë të tjerët!

31 Gusht 2020, 15:18 Nga DOSJA
STUDIMI amerikan jep shpresë: Rreth 90% e personave të prekur me

SHBA– 90% e njerëzve të cilët u testuan për Covid-19 në Massachusetts, në New York dhe Nevada gjatë muajit korrik kishin shumë pak gjurmë të virusit. Së fundmi ekspert amerikan janë shprehur se kjo ka ndodhur për shkak se testet e sotme nxjerrin me Covid-19 edhe ata që sapo janë në fazat e para që janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

Specialistët e shëndetësisë mendojnë se testimi PCR  mënyra më e përhapur sot për të diagnostikuar COVID-19-, duhet të pësojë disa rregullime në mënyrë që të përjashtojë njerëzit të cilët kanë sasi të parëndësishme të virusit në trupat e tyre, sepse ka të ngjarë që ata të mos jenë ngjitës. Sipas tyre  testi PCR, që përdoret aktualisht  nuk tregon për nivelin e virusit që njeriu ka në trup.

Deri më tani  Shtetet e Bashkuara janë regjistruar rrethh 6 milionë raste  ka mbi 182,000 vdekje. Ndërkohë  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vendet që kanë kryer testime të gjera për COVID-19, duhet të qëndrojnë në nivelin në 5 përqind ose më të ulët se kaq për të paktën 14 ditë përpara rihapjes.

Burimi:timesofindia.indiatimes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll