Art&Argëtim

“Nuk ndanim të njëjtat ide”/ Margariti rrëfen debatet me Maks Velon, e rikujton në ditën e tij të lindjes: Kurrë n

31 Gusht 2020, 10:13 Nga DOSJA
“Nuk ndanim të njëjtat ide”/ Margariti rrëfen debatet me

TIRANË– Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka kujtuar në ditën e tij të lindjes piktorin dhe arkitektin Maks Velo, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Margariti kujton kohën kur debatonte me arkitektin, të cilin sipas saj kishe dëshirë ta dëgjoje dhe të debatoje.

“Sot duhet të mbushte 85 vjeç. Ishte e çuditshme se si koha dukej të ishte ndalur tek ai dhe vitesh kishte krijuar imazhin e njeriut pa moshë. Duket si të ishte dje, kur debatonim për shqetësime të ditës. Shpesh nuk ndanim të njëjtat ide, por edhe atëherë ishte një kënaqësi ta dëgjoje Maksin se si fliste plot energji, pasion e dashuri. Maks Velo ishte një nga dashuruesit e mëdhenj të artit dhe të dijes. Kurrë nuk u lodh duke vizituar muze, ekspozita, por edhe duke hedhur në letër kujtimet e tij, një pjesë e së cilave i takojnë kujtesës kombëtare. Maks Velo iku nga kjo jetë jo me pak brenga, me plagën e diktaturës së shpirt, por ndoshta edhe me çlirimin, që ai në një farë mënyre e kreu misionin e vet. Për hir të fjalës së lirë dhe së bukurës nuk bëri pakte, asnjëherë, në asnjë kohë dhe sot mbetet shembulli i artistit dhe intelektualit të lirë,”-shkruan ministrja.

Maks Velo i lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935, ndërroi jetë pak kohë më parë, ndërkohë që varrimi i tij u zhvillua vetëm me familjarë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture edi rama elva margariti edi rama elva margariti

Sondazh

Poll