Art&Argëtim

Mezi njihet! Pasi u zbulua se vuan nga sëmundja e Parkinston, Ozzy Osbourne rishfaqet në publik, ja si duket ai

31 Gusht 2020, 06:32 Nga DOSJA
Mezi njihet! Pasi u zbulua se vuan nga sëmundja e Parkinston, Ozzy Osbourne

SHBA– Artisti amerikan Ozzy Osbourne është parë në publik pak muaj pasi u zbulua se vuan nga një sëmundje.

Këngëtari u pa këtë fundjavë në Los Angeles në makinën e tij dhe duket një person tjetër, shkak mund të jetë bërë sëmundja që ai po kalon.

Ozzy njoftoi këtë shkurt se ai ishte duke anuluar koncertit të tij në ‘No More Tours II’ të Amerikës së Veriut për shkak të një dëmtimi të qafës

Megjithatë, përkundër krizave të tij të fundit shëndetësore dhe lëvizjes së zvogëluar, ai ka deklaruar vazhdimisht se kurrë nuk do të braktisë biznesin e shfaqjes.

Ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinston, e cila prek njësoj si meshkujt edhe femrat. Është treguar se sëmundja nuk njeh kufije socialë, ekonomikë,etnikë, apo gjeografikë. Sëmundja diagnostikohet rreth moshës 65 vjeç dhe vetëm15% diagnostikohet nën 50 vjeç.

Toksinat ambientale si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rrallë disa pesticide mund të shkaktojnë një sëmundje që ngjan me sëmundjen e Parkinsonit,megjithatë shumica e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje nuk janë të ekspozuar ndaj këtyre toksinave. Në më pak se 1% sëmundja është krejtësisht familjare.Disa mutacione gjenetike janë zbuluar të jenë shkak i sëmundjes në disa familje, por këto nuk gjenden në shumicën e atyre që vuajnë nga Parkinsoni.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz këngëtari ozzy osbourne semundja e parkinston këngëtari ozzy osbourne semundja e parkinston

Sondazh

Poll