Art&Argëtim

Del e martuar dhe me fëmijë, e dashura e Brad Pitt 29 vite më e re shqetëson dhe Angelina Jolie: Ndikon tek fëmijët…dua

29 Gusht 2020, 16:40 Nga DOSJA
Del e martuar dhe me fëmijë, e dashura e Brad Pitt 29 vite më e

SHBA- Modelja, Nicole Poturalski, e cila u fotografua duke u puthur me aktorin e njohur Brad Pitt, është e martuar me biznesmenin Roland Mary, me të cilin ka edhe një fëmijë.

Mediat e huaja, shkruajnë se 27-vjeçarja ka një djalë 7 vjeç me burrin e saj 68-vjeçar.  Bazuar në atë ç’ka kanë raportuar mediat ndërkombëtare, burri me të cilin është e martuar dhe e dashura e yllit hollivudian,  ishte martuar 5 herë dhe kishte 5 fëmijë.

Ndërkohë së fundmi në lidhje me romancën që ka Pitt me modelen ka reaguar dhe ish-bashkëshortja e aktorit, Angelina Jolie.

Sipas burimeve për mediat ndërkombëtare, aktorja me famë botërore është shqetësuar duke qenë se lidhja mes tyre mund të ndikojë në marrëdhëniet që kanë ata me gjashtë fëmijët e tyre.

Angelina Jolie , Brad Pitt

“Angelina interesohet të dijë se me kë po del Brad, vetëm nëse kjo ndikon tek fëmijët, por përveç kësaj ajo nuk ka asnjë interes të dijë për jetën e tij të dashurisë”, tha një burim.

Aktori i njohur Brad Pitt është në një lidhje me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski. Ylli hollivudian është fotografuar teksa ka mbërritur në Francë me një avion privat, ku udhëtonte bashkë me modelen. Në foton e publikuar çifti dukeshin shumë të dashuruar dhe madje ishin puthur në aeroport. Ajo që njerëzit kanë vënë re më shumë në lidhjen e aktyre është fakti se 56-vjeçari, fitues i çmimit Oscar, i kushtonte shumë vëmendje modeles dhe nuk i interesonte nëse dikush po i shikonte.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz angelia jolie brad pitt nicole poturalski roland mary angelia jolie brad pitt nicole poturalski roland mary

Sondazh

Poll