Art&Argëtim

“Hiqej si Messia”, kush ishte rabini mashtrues i cili u konvertua në mysliman dhe u syrgjynos në Shqipëri nga Sulltani

29 Gusht 2020, 14:58 Nga DOSJA
“Hiqej si Messia”, kush ishte rabini mashtrues i cili u konvertua

ULQIN-Politologu Adri Nurellari ka treguar historinë e Sabataj Cevit, një rabin karizmatik të shekullit 17, i cili krijoi një kult të vetin dhe hiqej si “Messia”. Sipas Nurellarit, Cevi u shpall “Messia” që në moshën 22-vjeç, duke mashtruar hebrenjtë se ishte i shumëprituri.

Nurellari tregon më tej, se në 1666, Cevi u konvertua në mysliman pas kërcënimeve nga Sulltani, duke zhgënjyer ndjekësit e tij. Pasi ndërroi emrin, sulltani e syrgjynosi në trojet shqiptare, ndërsa sot varri i tij ndodhet në Ulqin.

Politologu shton, se në Turqi, Cevi ka mbi 100 mijë ndjekës, të cilët në publik e paraqesin veten si mysliman, por praktikojnë fshehurazi besimin mistik hebraik.

Postimi i plotë

VARRI I MESIAS SË RREMË

Në Ulqin jetoi vitet e fundit të jetës një ndër personazhet më të njohur e kontradiktor të shekullit 17-të që krijoi sektin e vetë si “mesia i rremë” Sabataj Cevi (Sabbatai Zevi). Këtu afër qendrës së qytetit ndodhet varri i këtij predikuesi spekullant që hera herës vizitohet ende nga ithtarët e tij. Ai ishte një rabin karizmatik që tronditi botën hebraike duke krijuar një kult të vetin masiv ndjekësish.

Që në një moshë të re, ai shfaqi talent të rrallë dhe u bë një dijetar i shquar i studimeve Talmudike dhe Kabaliste. Kur u bë 22 vjeç u vetë-shpall si Mesia dhe ia arriti të mashtrojë dhjetëra mijëra hebrenj, të cilët besuan me të vërtetë se ai ishte shëlbyesi i shumëpritur.

Mirëpo në 1666 popullariteti i Sabatait u bë aq masiv sa e bëri sulltanin Mehmet IV, si kalif që ishte, të shqetësohej e ta shihte si kërcënim për sundimin e tij. Prandaj e arrestoi në Stamboll dhe e kërcënoi ose me vdekje ose që të konvertohej në islam.

Sabatai u dorëzua e u konvertua në mysliman me emrin Aziz Mehmet Efendi duke tronditur zhgënjuar rëndë mijëra dishepuj të kultit të tij anembanë botës. Sulltani i dha titullin “Rojtari i Portave të Pallatit “, një pension prej 150 piastra në ditë dhe e syrgjynosi në trojet shqiptare ku edhe vdiq në 1676.

Ka studime që tregojnë se sot ka ende së paku 100 mijë ndjekës të Cevit në Turqi të quajtur Dönmeh (turqisht për “konvertuar”). Ata e paraqesin veten si mysliman në publik ndërsa praktikojnë fshehurazi format e tyre të besimeve mesianike / mistike hebraike të frymëzuara dikur nga Cevi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur adri nurellari rabini mashtrues sabataj cevi adri nurellari rabini mashtrues sabataj cevi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Gusht 2020, 10:03

FOTOT/ Varanasi, aty ku përjeton Indinë e vërtetë

Në Varanasi mbërrita me avion nga Khajuraho, me një nga kompanitë indiane të linjave të brendshme. Me gjithë një farë frike nga avionët, që vjen e më shtohet në...