Art&Argëtim

“Nuk do ta lë kurrë Amerikën, pjellë e fantazisë tuaj”/ Adrola Dushi vë pikat mbi ‘i’, shuan zërat për romancën

29 Gusht 2020, 15:47 Nga DOSJA
“Nuk do ta lë kurrë Amerikën, pjellë e fantazisë

TIRANË– Modelja Adrola Dushi ka shuar zërat dhe ka hedhur poshtë të gjitha lajmet e publikuara për të, në lidhje me faktin se ka pasur një romancë me kandidatin për deputet, Albin Gashi, dhe këngëtarin Trim Ademi, të njohur si Capital T. Përmes një statusi në Instastory, Duhsi shkruan se gjithçka është pjellë e fantazisë së mediave, pasi ajo nuk ka pasur asnjë romancë me askënd dhe se nuk ka ndërmend ta lërë Amerikën për Shqipërinë.

Përsa i përket festës së ditëlindjes, ku u mednua se kishte zyrtarizuar lidhjen me Gashin, Adrola shkruan se e ka festuar vetëm me miqtë e ngushtë.

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”- shkruan modelja.

Së fundmi, në media u publikua se modelja Adrola Dushi i kishte dhënë fund lidhjes me politikanin dhe biznesmenin Albin Gashi, pas gjashtë muajsh romancë. Ajo gjithashtu është përfolur se ka pasur edhe një lidhje me reperin Capital T.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi albin gashi capital t adrola dushi albin gashi capital t

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Gusht 2020, 10:03

FOTOT/ Varanasi, aty ku përjeton Indinë e vërtetë

Në Varanasi mbërrita me avion nga Khajuraho, me një nga kompanitë indiane të linjave të brendshme. Me gjithë një farë frike nga avionët, që vjen e më shtohet në...