Art&Argëtim

Vdes “Pantera e Zezë”, aktori ikonë i Marvel u largua nga kjo botë në krahët e dashurisë… kancerin e trajtoi në sht

29 Gusht 2020, 11:59 Nga DOSJA
Vdes “Pantera e Zezë”, aktori ikonë i Marvel u largua nga

KALIFORNI– Ditën e djeshme ka ndërruar jetë, aktori i famshëm Chadëick Boseman, në moshën 43-vjeçare, duke humbur “betejën” me kancerin në zorrën e trashë, prej të cilit kishte katër vite që vuante. Aktori që ndryshe njihet si “Pantera e zeze”, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angelos, ku afër tij ishte gruaja dhe familja e tij.

‘Është pikëllim për ne që të konfirmojmë ndarjen nga jeta të Chadwick Boseman. Chadwick u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në fazën III në 2016 dhe luftoi me të këto 4 vitet e fundi, por ai përparoi në fazën IV. Një luftëtar i vërtetë, Chadwick ngulmoi për të gjithë dhe ju solli shumë nga filmat që ju keni dashur aq shumë, ‘-ka thënë familja.

Gjithashtu, famlijarët kanë treguar disa nga filmat e fundit të aktorit që janë filmuar gjatë kohës kur ai kryente operacione të panumërta dhe kimioterapi, duke përfshirë Marshall, Da 5 Bloods. Sipas “Dailymail‘, gjatë “betejës’ se tij me kancerin, për të janë kujdesuar prindërit dhe gruaja e tij, Taylor Simone Ledward.

Aktori e kishte mbajtur personale jetën e tij private dhe dignostifikimin me kancer. Lidhja e tij me Ledward është bërë publike kur dyshja është parë në tapetin e kuq në cmimet SAG 2019, ndërsa martesa nuk ishte raportuar deri para vdekjes së tij.

Çifti janë parë për herë të fundit së bashku në shkurt, në ndeshjen e 69-të të të gjithë yjeve të NBA në Çikago. Ndërsa për diagnostifikimin me kancer ndonëse nuk kishte folur publikisht, ka ngjallur shqetësime për shëndetin e tij në fillim të këtij muaji, pasi vërehej një rënie shumë e madhe nga pesha.

Chadwick Boseman ka lindur në Kaliforninë e Jugut, nëna e tij është infermiere ndërsa i ati, sipërmarrës tapicerie. Boseman u diplomua në Universitetin Howard dhe pati role të vogla në televizion para se të kthehej në një yll në 2013. Fillimi i tij drejt suksesit ishte në vendin e Afrikës Perëndimore, Sierra Leone.

Aktori ishte i njohur për të luajtur figura të jetës reale, duke përfshirë lojtarin profesionist të bejsbollit Jackie Robinson, në biografinë e vitit 2013, 42 vjeç James Brown, në “Get On Up ” të vitit 2014 dhe Drejtuesin e Gjykatës së Lartë Thurgood Marshall në “Marshall 2017”.

Por roli i tij më i paharrueshëm është në filim “T’Challa”, në vitin 2018, ku ai është mbreti i një mbretërie imagjinare afrikane të Wakanda dhe luftëtari i krimit i njohur si “Black Panther”, filmi i parë i më i madh me superheronj, që shfaq një kast kryesisht afrikano-amerikan.

Filmi vazhdoi të bëhet një nga filmat me fitimin më të lartë të vitit dhe u nominua për gjashtë Oskar, duke u përfshirë te filmat më të mirë. Ai fitoi tre Çmime të Akademisë , me rezultatin më të mirë origjinale, modelin më të mirë të kostumeve dhe kategoritë më të mira të dizajnit të prodhimit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture vdes chadwick boseman vdes chadwick boseman

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Gusht 2020, 10:03

FOTOT/ Varanasi, aty ku përjeton Indinë e vërtetë

Në Varanasi mbërrita me avion nga Khajuraho, me një nga kompanitë indiane të linjave të brendshme. Me gjithë një farë frike nga avionët, që vjen e më shtohet në...