Art&Argëtim

FOTOT/ Zgjati vetëm 6 muaj… Adrola Dushi ndahet nga politikani kosovar, modelja “fshin” çdo gjurmë të tij

29 Gusht 2020, 09:49 Nga DOSJA
FOTOT/ Zgjati vetëm 6 muaj… Adrola Dushi ndahet nga politikani

Zgjati vetëm 6 muaj. Ky është përfundimi i romancës mes modeles shqiptare Adrola Dushi dhe biznesmenit dhe politikanit Albin Gashi. Lidhja e tyre u bë publike në muajin shkurt, kur mediat nisën të shkruanin se modelja ishte e dashuruar dhe kishte braktisur SHBA-të për të ardhur në Kosovë e për të qëndruar pranë tij. Dhe Adrola i hodhi vetë “dru”, kur u pyet disa javë më parë dhe tha se: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”, duke pohuar kështu lidhjen me Albinin. 

Por sot, “Panorama Plus” shkruan se historia e dashurisë ka marrë fund, dhe se burime pranë kësaj dysheje bëjnë me dije se çifti është ndarë prej pak kohësh.

Tashmë secili është në jetën e tij, dhe Adrola ndodhet në SHBA, ndërsa Albini në Prishtinë. Të dy janë siguruar për të hequr çdo gjurmë të njëri-tjetrit, duke bërë edhe “unfollow” në Instagram. 

Adrola kishte kohë që përflitej se ishte e lidhur me kandidatin për deptuet në Kosovë. Ajo realizoi dhe publikoi shumë foto nga festa e ditëlindjes në Bregdet, ku më shumë sesa për ditëlindje ajo zyrtarizoi lidhjen me Albinin. Por edhë këtu, ai u sigurua që të ruante anonimitetin duke mos publikuar asnjë foto. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi adrola ne lidhje me albin gashin adrola dushi adrola ne lidhje me albin gashin

Sondazh

Poll