Art&Argëtim

28 Gusht 2020, 08:36 Nga DOSJA

Spektakli i madh i ndarjes së çmimeve muzikore, ‘MTV Video Music Awards’, do të mbahet këtë të diel.

Sipas mediave të huaja për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarja pritej të mbahet me “audiencë të kufizuar ose pa audiencë fare”, si një nga ngjarjet e para të mëdha që do të zhvillohet në qytet që nga fillimi i pandemisë në shtet.

Ndërkohë në listën e personaliteteve të njohura që do të ndajnë çmimet do të jetë edhe kengëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të jetë një nga të ftuari special të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Po ashtu kujtojmë se  në këtë ceremoni dy shqiptare janë të nominuara në këtë ngjarje të madhe të ndarjes së çmimeve.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Gusht 2020, 07:33

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Gusht 2020 “Le Figaro” ka botuar, të martën e 18 dhjetorit 1906, në faqen n°2, shkrimin e politikanit dhe gazetarit francez, Eugè...

Art&Argëtim 27 Gusht 2020, 17:24

BRITANI– Mbretëresha e Britanisë Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror në qendër të Londrës dhe është strehuar në rezidencës periferike të saj në ...